Media: BIRN në krizë. Pakënaqësitë me lidershipin e mbështetur nga Londra dhe heshtja e gazetarëve
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative është në një krizë të brendshme, për të cilën një numër i madh punonjësish fajësojnë drejtoreshën rajonale, Milka Domanoviç. Domanoviç, e cila mbikëqyr "portofolin e projekteve rajonale" të organizatës, akuzohet se ka krijuar një klimë negative që i ka vënë në vështirësi punonjësit.
Një email i përbashkët i një grupi punonjësish të niveleve më të larta të BIRN, që mban datën 17 prill 2024, i verifikuar nga The Grayzone, e akuzon atë për paaftësi, keqmenaxhim, "neglizhencë të detyrave" dhe "sjellje të papërshtatshme". Këto janë arsyet për të cilat mendohet se BE-ja ka kërkuar kthimin e një granti prej 300 000 eurosh, i destinuar për organizatën.
Përveç kaosit që përfshiu BIRN për shkak të sjelljes së drejtoreshës rajonale, që përfshin neglizhencën e detyrat, mungesën e komunikimit dhe sjelljen e papërshtatshme, organizata mori së fundmi një kërkesë nga Bashkimi Evropian për të kthyer më shumë se 300 000 EURO për shkak të neglizhencës gjatë zbatimit të projektit për rritjen e lajmeve cilësore dhe gazetarisë së pavarur pasi BIRN u auditua së fundmi. Mbështetja kryesore nga SIDA është zgjatur vetëm për 20 muaj (edhe pse SIDA vazhdon të vonojë fillimin e zbatimi, pra kontrata ende nuk është nënshkruar), duke e lënë të gjithë Rrjetin të varur në një fill. Projektet e tjera të mëdha janë aq të keqmenaxhuara saqë një fat i ngjashëm mund t'i presë proceset gjatë auditimit.
Në dokument, drejtoresha rajonale e organizatës akuzohet për një "stil komunikimi luftarak dhe kërcënues" dhe për inkurajimin e një mjedisi pune "të mbushur me thashetheme". Brenda BIRN, kjo ka krijuar një kulturë heshtjeje nga frika e hakmarrjes.
Ka shumë raste të ngjashme në të cilat udhëheqja aktuale përpiqet t'i zgjidhë larg vëmendjes, por këto mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë ne që e jetojmë me punën në Rrjet.
Siç do ta shihni në letrat tona më poshtë, edhe Tim Judah, një gardian dikur i respektuar i organizatës si kryetar i Asamblesë së BIRN-it së bashku me anëtarët e tjerë të Bordit, zgjodhën të heshtnin.
The Grayzone shkruan se “akuzat janë ngritur nga disa burime të brendshme me përvojë, të cilët kanë punuar nën drejtues të ndryshëm të BIRN-it dhe pretendojnë se nuk kanë hasur kurrë më parë probleme të tilla”.
Sipas një dokumenti të brendshëm, British Council mori kontrollin e BIRN-it në kuadër të një projekti të Foreign Office, që supozohet se synonte "mbështetje më të madhe të pavarësisë së medias në Ballkanin Perëndimor", duke kundërshuar "kapjen e medias".
Lista e donatorëve të BIRN-it është një galeri e vërtetë e inteligjencës dhe ambasadave rajonale perëndimore. Dokumentet e zbuluara tregojnë se përfshirja britanike shtrihet përtej thjesht financimit të mediave. Shërbimet e saj të huaja të inteligjencës shkojnë deri te trajnimi i operativëve të organizatës dhe madje drejtojnë aktivitetet e tyre përmes të ashtuquajturit British Council.
Nën kujdesin e programit, gazetarët në të gjithë Ballkanin marrin "trajnim dhe mentorim" dhe ndihmojnë "për të përmirësuar angazhimin e tyre me qytetarët për çështje me interes publik; synimi i audiencës online përmes rrjeteve dhe mjeteve të mediave sociale, fushatave të kontaktimit me publikun; zhvillimi i rrjeteve sociale, mirëmbajtja e profileve të tyre në internet dhe trajnimi në vendin e punës për të udhëhequr fushatat e mediave sociale.”
Së fundmi, British Council ka shqyrtuar krijimin e një "mjeti më të avancuar për raportimin e qytetarëve të angazhuar", i cili do t'i mundësonte BIRN-it dhe mediave të tjera të fshehta të mbështetura nga Britania në Ballkan të marrin dhe t'u përgjigjen rregullisht informacioneve të marra nga vendasit, "duke treguar çështjet më urgjente në komunitetet lokale."
Profili LinkedIn i Milka Domanoviç zbulon se nga viti 2019 – 2022, ajo ishte përgjegjëse për “kërkimin dhe projektimin” e “mekanizmave të zakonshëm të raportimit të qytetarëve të angazhuar”.
Me fjalë të tjera, inteligjenca britanike në mënyrë efektive u përpoq të ndërtonte një Wikiliaks pro-NATO-s me ndihmën e Domanoviç.
Diku tjetër, dosjet e zbuluara thonë se projekti i British Council është "për prishjen e status quo-së dhe për t'i mundësuar medias që të kërkojë llogari nga qeveria". Dosjet e kaluara nga Njësia e Stabilizimit të Britanisë e bënë të qartë se mbështetja e Londrës për mediat në Ballkan synon në mënyrë eksplicite përhapjen e ndikimit të Londrës, shpesh duke avancuar ndryshimin e regjimit.
Emailet e zbuluara të BIRN tregojnë se brenda organizatës ka shpërthyer një reagim i egër drejt shefes së organizatës, Milka Domanoviç, e cila mbështetet nga Londra. Ajo është diplomuar në Universitetin e Londrës, ku ka një master në marketing dhe teknologji. Domanoviç është përfituese e bursës Chevening. Të ofruara nga Ministria e Jashtme, këto bursa kthehen në mekanizëm jetik për projektimin e pushtetit të butë britanik jashtë vendit. Shumë studiues të Chevening vazhdojnë të mbajnë poste të rëndësishme në vendet e tyre.
Një tjetër dokument i zbuluar në lidhje me infiltrimin britanik në ish-Jugosllavi thotë në mënyrë eksplicite se krijimi i një komuniteti gazetaresh femra të “mbrojtjes dhe diplomacisë” në rajon, nëpërmjet Chevening, është objektiv thelbësor për Londrën. Parashikohej se ata do të shërbenin si "ndikues" pro-britanikë në Ballkanin Perëndimor për pjesën e mbetur të karrierës së tyre. Dokumentet i përshkruajnë këta operativë mediatikë si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të “vënë gazetaret femra në ballë të ndërgjegjes së industrisë” në rajon.
Add new comment