Fytyra ndryshon për t’iu përshtatur emrit?

Postuar në 31 Korrik, 2024 23:23

Mënyra si njerëzit duken mund të përcaktohet nga emri që prindërit u kanë vënë. Një studim i kryer së fundi konkludon se fytyrat e njerëzve priren të evoluojnë gjatë gjithë jetës, në mënyrë që t'u përshtaten emrave të tyre.

"Me rritjen, individët kanë tendencë të duken si emrat e tyre," shkruajnë studiuesit.Këto rezultate sugjerojnë se njerëzit zhvillohen sipas stereotipit që u është dhënë në lindje.”

Falë teknologjisë kompjuterike, ekspertët analizuan ngjashmëritë dhe ndryshimet midis fytyrave të njerëzve me të njëjtin emër. “Kemi zbuluar se të rriturit me të njëjtin emër kanë më shumë ngjashmëri në fytyrë me njëri-tjetrin se sa me ata me emra të ndryshëm, por fëmijët me të njëjtin emër nuk e tregojnë këtë model”, thuhet në studim.

Studiuesit përdorën programet komjuterike për t’i shtuar moshë imazheve të fëmijëve, të cilat iu dhanë pjesëmarrësve në eksperiment t’i lidhnin ata me emrat. Pjesëmarrësit nuk ia dolën të lidhnin saktë fytyrat me emrat, siç kishin bërë për të rriturit.

I njohur si "strukturimi social", aplikimi i etiketave dhe stereotipeve teorikisht është menduar se mund të ndikojë në zhvillimin tonë fizik dhe psikologjik, megjithëse përcaktimi sasior i peshës së këtij efekti deri më tani ka rezultuar sfidues. Megjithatë, studiuesit këmbëngulin se "strukturimi shoqëror është aq i fortë sa mund të ndikojë në pamjen e një personi".

Studimi është publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.