Lituania planifikon stërvitje dhe plan për evakuim masiv të qytetarëve në rast lufte
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/07/1424625_2024_07_25_17.jpg?itok=981kjG_x)
Lituania është duke përpunuar një plan evakuimi masiv të qytetarëve në rast lufte. Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citon Ministrinë e Brendshme lituaneze, sipas së cilës Ministria e Brendshme dhe ajo e Transportit po zhvillojnë planin në fjalë duke parashikuar përgjegjësitë përkatëse.
Në përputhje me këto parashikime, bashkive u është kërkuar numri i saktë i rezidentëve, drejtimet e lëvizjeve, dispozitivi civil dhe privat i mjetëve të transportit, njësitë akomoduese dhe llogaritja e kostove. Lituania ka planifikuar një stërvitje për këtë qëllim në vjeshtë. Ajo hyn te një ndër tri republikat balltike që shohin me shumë inensitet kërcënimin rus.
Add new comment