Kë të votojnë himarjotët: Petron apo Vangjelin?

Postuar në 20 Korrik, 2024 12:57

Vangjel Tavo është kandidat i PS-së për zgjedhjet në Himarë më 4 gusht. Partia Socialaiste ka shpallur se ajo Lufton kundër helenizimit në këtë sektor. Dhe ka zgjedhur një dropullit kozmpolit ta bëjë këtë.

Petro Gjikuria është kandidati i opozitës. Nga një familje e Bregut, pjesëmarrës në federatën Panepirote, një himarjot me rrënjë dhe sjellje politike tipike e zonës. Asgjë për të fshehur. Petro Gjikuria Lufton që në HImarë të mbeten edhe ca himarjotë që nuk duan të dëgjojnë Noizin.

Njëri me kombësi greke, tjetri bregas që deklarohet helen. Cili duhet të votojnë qytetarët? Kuptohet duke patur në mendje e në zemër Shqipërinë e tyre të dashur që kaq të bukur na e bëri jetën!

Për këtë dilemë madhore, në skenë duhet të dalin ata pak burra që i thonë bukës bukë, e tokës tokë. I bëjmë thirrje z. Pëllumb Xhufi të japë një mendim konkret: cilin duhet të votojnë himarjotët? Ta bëjë ai se nëse e bën ai, pas tij rendin edhe tw tjerw, pavarwsisht nwse e kanw emrin grek apo shqiptar. Edhe Arditi i Arkivës.

Kombi po pret për një këshillë! O sot, o kurrë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.