Për zhelesh dhe pa vonesë Këtë në Kushtetuese!
Drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj kërkoi që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet pa vonesë në gjykatën e drejtuar prej saj, në mënyrë që të vendoset nëse do i hiqet ose jo. Në një komunikim për mediat mesditën e sotme, Zaçaj kërkoi që Kuvendi të dërgojë pa vonesë në Gjykatën Kushtetuese mocionin e deputetëve për mandatin e deputetes Xhaçka. Ajo tha se Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i dhënë prej saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Por vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit. Asnjë organ nuk ka të drejtë që t’i vërë në diskutim.
Sipas saj, vendimi ka efekt detyrues si me pjesën urdhëruese ashtu edhe me pjesën arsyetues.
Në këtë drejtim shtoi se gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës për zgjidhjen e konfliktit me Kuvendit dhe shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese.
Gjykata ka vendosur me shumicë votash detyrimin e Kuvendit sa më parë për dërgimin e mocionit mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo deklaroi në mbyllje se:
Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi
Gjykata Kushtetuese në një vendim për kërkesën e deputetëve të opozitës, rrëzoi vendimin e Kuvendit, i cili nuk e dërgoi mandatin e deputetes pranë këtij institucioni gjyqësor. Opozita kërkon ndërprerjen e mandatit të Xhaçkës si deputete, nën akuzën e konfliktit të interesit, për shkak se bashkëshorti i saj Artan Gaçi, ishte përfitues i statusit të investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi.
Comments
Gjykata e b*thes. Kyt gjykate
Gjykata e b*thes. Kyt gjykate e ka mbyluar m*ti kembe e koke. Vidh ca te mundesh e mos le gje prapa
Zonja Zacaj akoma se ke marrë
Zonja Zacaj akoma se ke marrë vesh që kryeministri dhe e majta e quajnë veten polic gjygjtare presidente dhe çdo gjë tjetër kur kanë interesat e tyre dhe shkelin me këmbë çdo lloj ligji shikojeni seç ndodhë sot në Shqipëri akoma mbahen penge dhe të burgosur politik lideri i opozitës pa asnjë akuzë dhe arsye dhe drejtësi erë i thoni kësaj kur çdo gjë e drejtësis është e kapur
Add new comment