A vlen kjo një kokër rëre (jostrategjike) më shumë se Ilir Beqaj?

Postuar në 08 Korrik, 2024 22:38
Skerdilajd Zaimi

 

Duket se fundi po kapet me progresionin eksponencial të “argumenteve”. Kjo shumicë argumenton vazhdimisht:

  • Sistemi korrupton, ndaj ne po rregullojmë sistemin. Që do kohë.
  • Përgjimet nuk përbëjnë provë, vendimi i gjykatës konfirmon. 
  • Përgjegjësia është personale, jo kolektive.
  • Kur flet drejtësia, të gjithë duhet të heshtin.

I thonë socialistët këto receta, një rracë  mes shqiptarëve, kriminalë ndaj çdo të vërtete, çdo estetike apo etike që thjesht përçmon ekzistencën e tyre. 
Përmes një kërkese të bërë publike sot, Parlamenti, d.m.th shumica kërkon që Gjykata Kushtetuese të marrë një mendim nga Komisioni i Venecias për të zgjidhur një konflikt artificial kompetencash mes Kuvendit dhe !!! 1/10 së Kuvendit për mosdërgim mocioni mosbesimi(për një mandat deputeti) në kushtet kur shumica ma votuar moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. 
Pra, pasi sajuam problemin, d.m.th nuk zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ne tani ngrihemi e duam të sqarojmë sesi duhet në të ardhmen një pakicë të çojë mocione. 
Së pari, vetë drejtimi Gjykatës me pjesë objekti “moszbatim vendimi të Gjykatës” ngre pikëpyetje serioze për legjitimim pasi këtu Kushtetuesjsa automatikisht kualifikohet si palë me konflikt interesi dhe e cenuar pasi nuk është njohur tagri i pushtetit të saj.

Gjykata do të duhet të çmojë se me çfarë lloj shkeljeje kemi të bëjmë për të kuptuar në aspekt kushtëtues nëse moszbatimi i vendimit të saj është në fakt shkaku i konfliktit artificial që vjen si objekt kërkese.
Së dyti, është tërësisht absurde që një shumicë pasi vendos moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i drejtohet kësaj duke përdorur si lëndë argumentimi Arsyetimin e Vendimit të cilin ka votuar të mos e zbatojë. 
Çfarë konflikti krijon një vendim i refuzuar me votë dhe a mos vallë shumica po pranon se juridiksioni dhe vlefshmëria e tij janë ende në fuqi? 
Së treti, si mundet Gjykata të kërkojë mendim të kualifikuar për vendimet e veta të cilat kanë të drejtat e rezervës së mendimit të pakicës? Në kësi rastesh do të mund të ishte një prej anëtarëve që do të kërkonte mendim në Venecia për të sqaruar çfarë…një pushtet diskrecional të Gjykatës që e ka të përcaktuar si i merr vendimet?!
Së fundmi, Kuvendi pse kërkon riçelje për shqyrtim gjyqësor duke thirrur si arbitër Venecian kur tagri i takon Kushtetueses? Dhe e thërret përmes Gjykatës!!!

Është kjo shumicë që sugjeronte betimin e gjyqtarëve te noteri, nuk ka asgjë për t’u çuditur.

Por në çdo rast, edhe sikur konflikti për të cilin flasim të ishte real, një shumicë që mbështet drejtësinë e re, do lodhej për të bërë lodra hipnotike të tilla për një farë Olta Xhaçka? Ka vendim gjykate për pronat e ushtrisë, sekuestro për trojet strategjike të zonjës. Barazi para ligjit do të thotë që Olta të jetë e barabartë me Ilir Beqajn. Apo jo? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.