Moska e përjashton Erdoganin si ndërmjetës

Postuar në 05 Korrik, 2024 13:25

Rusia nuk e sheh si ndërmjetës të mundshëm presidentin turk, Erdogan.

Ky i fundit, gjatë një takimi që ka pasur me homologun rus në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Kazakistan, është shprehur se Ankaraja mund të ndihmojë në përfundimin e luftës Ukrainë-Rusi.

Por zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, përjashtoi çdo rol si ndërmjetës për liderin turk.

"Jo, nuk është e mundur," tha Peskov, i pyetur nga një televizion rus, të cilit i referohet agjencia ruse e lajmeve, Tass. Megjithatë, nuk ka një shpjegim se pse Kremlini është kundër pjesëmarrjes së Erdoganit në negociata.

Turqia është anëtare e NATO-s, aleancës ushtarake perëndimore të udhëhequr nga SHBA.

Ndryshe nga liderët e tjerë të NATO-s, të cilët kanë vendosur sanksione ndaj qeverisë së Putinit, Erdogan është përpjekur të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën gjatë gjithë konfliktit.

Turqia luajti rol kyç në arritjen e marrëveshjes së grurit, e cila mbeti në fuqi për një vit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.