U takon serbëve të vendosin për minierën e litiumit, por kjo është ekonomia moderne

Postuar në 02 Korrik, 2024 19:24

Ambasadori amerikan në Beopgrad, Chris Hill ka dhënë disa mendime për sa i përket çështjeve të fundit në rajon dhe Serbi, përfshirë edhe projektin e Jadarit, pra minierës së litiumit. Duke folur në revistën “Dipomacy&Commerce”, Hill është shprehur se aktualisht po bëhet një përpjekje e madhe në vend që “publiku të kuptojë projektin”, teksa ka shtuar se për të, “do të vendosin serbët dhe jo diplomatët e huaj”.

Mendoj se ka një përpjekje që të sigurohet se populli e kupton që kjo është pjesë e një ekonomie moderne dhe u takon serbëve që të vendsoin dhe ndalojnë diplomatët e huaj që të marrin vendime për ta

ka thënë ai.

Duke u zgjeruar në këtë argument, Hill megjithatë ka dhënë mendimin pro minierës, duke nënvizuar se nisur nga projekti serb për prodhimin e makinave elektrike në Kragujevac, është e logjikshme që miniera e litiumit të funksionojë sepse “kjo është ekonomia moderne”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.