Gazprom kalon 42.4 mln metra kub gaz/ditë drejt Europës përmes Ukrainës

Gazi rus ka hyrë në Europë përmes Ukrainës në një vëllim që miratohet zyrtarisht nga Kievi. Agjencia ruse e lajmeve “Tass”, raporton se Gazprom ka arritur të përçojë 42.4 milionë metra kubë gaz më 28 qershor përmes stacionit Sudzha.
Rruga ukrainase mbetet e vetmja gjurmë tranziti për gazin rus drejt perëndimit, pas ndërprerjes së kalimit në Rrymën Veriore.
Gazi është paradoksi i kësaj lufte, pasi në fund të vitit 2022, pra kur lufta në Ukrainë ishte në kulmin e tensionimit, kompania ukrainse, Naftogaz hartoi një peticion në Arbitrazh përmes së cilës kërkonte pagesa nga Gazprom për tranzitin, diçka që e ndan ekonominë nga veprimet ushtarake në territor.
Add new comment