Lirohet Julian Assange

Postuar në 26 Qershor, 2024 12:58

Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është liruar nga burgu i sigurisë maksimale në Belmarsh në Mbretërinë e Bashkuar. Assange rifitoi lirinë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me Departamentin e Drejtësisë të SHBA.

Ai ka kaluar pesë vjet i izoluar në Londër ndërsa kundërshtonte ekstradimin në SHBA, ku akuzohet për marrjen dhe zbulimin e paligjshëm të materialeve të sigurisë kombëtare që hedhin dritë mbi krimet e dyshuara të luftës amerikane.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Assange ka pranuar të pranojë fajin në një gjykatë në Ishujt Mariana Veriore, një territor amerikan në Paqësor. Ai pritet të dënohet me rreth pesë vjet, kohë e barabartë kjo me izolimin në Britani, ndërsa kërkesa për ekstradim ka gjasa të rrëzohet. Pas procesit gjyqësor, Assange udhëtoi në Australi, shteti ku ai ka nënshtetësinë.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ne burg duhet te ishte Obama qe dikur e zevendesoi fjaline e Malcom X " I have a dream " me " I have a drone" , ne salle te mbushur plot me te ftuar. Duhet te ishte e gjithe administrata e tij dhe e Bush jnr qe kryen genocid ne Iraq e Afghanistan.
Julian eshte victime e diktatures se Atlantikut qe eshte ne grahmat e fundit fale rezistences lindore.

Arise Rossiya.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.