Beogradi nis betejën e madhe për hapjen e minierës së litiumit në Jadar
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/06/1719052047-ana-brnabic-750x422_2024_06_23_14.jpg?itok=69w7Q8T7)
Qeveria serbe ka nisur së fundmi një fushatë të fortë propagandistike brenda vendit për të bindur njerëzit mbi nevojën e hapjes së minierës së litiumit në Jadar që cilësohet me rëndësi strategjike edhe për Europën. Ish-kryeministrja Ana Brnabiç ka shprehur hapur mbështetjen për aktivizimin e minierës së litiumit që i është premtuar një kompanie britanike, e cila sipas autoriteteve serbe do të investojë 11-12 miliardë euro deri në vitin 2030 dhe do të punësojë 20 mijë njerëz.
Litiumi është i rëndësishëm për Europën dhe e vetmja depozitë me rëndësi e litiumit në Europë ndodhet në Serbi. Norvegjia ishte një ndër vendet më të varfra, por nxori naftë nga deti
ka thënë ajo.
E pyetur nëse për hapjen e minierës do të duhet të një referendum, Brnabiç nuk e ka përjashtuar si mundësi, por ka shtuar se për momentin ka rëndësi debati parlamentar. Brnabiç ka komentuar edhe për faktin se ndonëse Gjermania ka rezerva të mëdha litiumi nuk i shfytëzon ato. Sipas saj, nëse Gjermania do të gërmonte edhe rreth Berlinit nëse do të kishte një projekt të përfunduar si ky i Serbisë.
Aktualisht për rezervat serbe të litiumit ka interes edhe nga kompani gjermane. Litiumi konsiderohet një element strategjik në industrinë e sotme elektronike dhe atë të tranzicionit të energjisë. Mjafton të përmendim këtu se në media pati spekullime se rrëzimi nga pushteti i ish-presidentit bolivian, Morales, ndodhi për shkak të shpërndarjes jo të mirë të të ardhurave nga minierat e litiumit në vend.
Add new comment