Çahet bllokada/Borrell rekomandon heqjen e masave ndaj Kosovës

Postuar në 19 Qershor, 2024 15:42

Mediat në Kosovë raportojnë se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell ka propozuar heqjen e masave ndëshkuese. Sipas negociatorit Bislimi, raportimi i Borrel ishte përgatitur që në prill, nuk u dorëzua sepse Kosova në atë rast do të anëtarësohej në Këshill, madje nuk i është dorëzuar ende as Komisionit.

Vendimi i Këshillit do të ishte një sinjal politik që kontribuon në kontekstin e balancuar në të cilin dialogu Beograd- Prishtinë, i lehtësuar nga BE-ja mund të avancojë. Kosova pritet që ta shfrytëzojë këtë mundësi për të vepruar në mënyrë deeskaluese dhe të evitojë veprimet e pakoordinuara

citojnë mediat raportin e Borrell.

Të shihet sesi raporti i këti burokrati pa product të Brukeslit, e cilëson heqjen e masave absurde si “një mundësi për Kosovën”. Mundësi të humbur e quajti edhe Igli Hasani, mosanëtarësimin e Kosovës në KiE, një ngjashmëri terminoogjike që pak duket se ka të bëjë me rastësinë.

Brenda një paragrafi z. Borrell ka një kontradiktë, pasi ai e ka të qartë se asnjë vend nuk mund të pranojë të ecë përpara në negociatat kur është nën sanksione. Ndoshta z. Borrell ka pritur që Prishtina të kërkonte leje, pra të koordinohej edhe kur kërkonte heqjen e masave, mirëpo fakti është se këto masa nuk shërbyen për asgjë. Pa folur për faktin se nuk dihet mbi cilën bazë juridike u vunë.

Kjo që ka ndodhur duhet të ketë qenë një pilulë e hidhur për Borrell që detyrohet të shkruajë gjëra pa kuptim, si e si të mbulojë një politikë pa tru e pa sens, që u krijuar vetëm për të poshtëruar një palë në emër të një opsioni diplomatik që rezultoi i njëanshëm. Në fund, rekomandimi në kushtet kur qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë që të kënaqë kërkesat e BE-ës, veç çtensionimit të situatës, nxjerr bllof edhe opozitën e Kosovës që prej 1 viti flet për izolim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.