29 biznese të mëdha falimentuan në 2023-shin
Rënia e euros dhe rritja e kostove të brendshme, ka bërë që me dhjetëra biznese të mëdha të falimentonin në 2023.
Sipas shifrave të INSTAT në sektorin e prodhimit 29 biznese me mbi 50 punonjës mbyllën dyert e megjithatë për kryetarin e Shoqatës Pro-Export Albania, Edvin Prençe, shifrat në terren janë më të larta, sidomos në industrinë përpunuese.
Në një komunikim për "MCN live", Prençe tha se vetëm në pesëmujorin e parë të 2024-s janë mbyllur edhe disa ndërmarrje të tjera, duke lënë mijëra punonjës të papunë.
Këto 29 ndërmarrje që janë deklaruar janë një shifër shumë e ulët në krahasim me atë që perceptohet dita-ditës. Shifra që deklarohet për vitin 2023 janë të paktën për 5-mujorin e parë. Besoj se numri i ka kaluar 35 ndërmarrje të mbyllura.
Prençe parashikon që me mbylljen e sezonit turistik, situata do të përkeqësohet edhe më shumë.
Mendoj se shtatori dhe tetori do të sjellin rënie drastike. Do të shohim që ky sektor ka shkuar drejt vdekjes, mendoj që shifrat do jenë akoma më të thella. Deri në 70% e kontratave të vitit të kaluar sivjet nuk janë rifirmosur.
Pavarësisht vështirësive, Prençe thotë se bankat janë treguar neglizhente në aplikimet që bizneset kanë bërë për kredinë nëpërmjet Fondin të Garancisë Sovrane.
Ajo që po shohim një muaj e gjysmë pas VKM së qeverisë po shohim nga ana e bankave neglizhencë. Është një kredi për biznesin që do të bënte të mundur të kishte likuiditetin e nevojshëm për të mbijetuar.
Nga viti 2021 e deri aktualisht, euro ka humbur 23% të vlerës në këmbim të lekut, çka tregon se në masë të ngjashme janë ulur fitimet e eksportuesve të cilët shesin në euro, por pagat dhe taksat dhe shumë lëndë të para i paguajnë në lekë.
Add new comment