SHBA po minon rendin bërthamor ndërkombëtar
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/06/230202112607-01-china-russia-parternship_2024_06_08_14.jpg?itok=ZFr-2hHZ)
Një ditë më parë ndihmësi kryesor i presidentit amerikan për kontrollin e armëve, Pranay Vaddi, deklaroi se SHBA mundet që në vitet e ardhshme të dislokojë më shumë armë bërthamore strategjike në vende të tjera si pasojë e kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe kundërshtarë të tjerë. Lidhur me këtë deklaratë, përfaqësuesi kinez në SHBA ka reaguar duke cilësuar se SHBA po minon regjimin e çarmatimit bërthamor ndërkombëtar dhe atë të mospërhapjes së armëve, duke vënë në pikëpyetje sigurinë globale.
Doktrina amerikane i përmbahet përdorimit fillestar të armëve bërthamore, ndjek parimet e frenimit bërthamor për kundërshtarët, ndonëse ka aktualisht arsenalin më modern në botë të këtyre armëve. Sipas tij SHBA po furnizon aleatët e vet me teknologji të re ushtarake dhe ka përmirësuar arsenalin bërthamor të NATO-s.
Reagimi i palës kineze vjen edhe në një konteskt tjetër: pak ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të furnizojë me armë vende të treta, një deklaratë që u pa si kërcënuese në Perëndim, ndërkohë që vetë SHBAsinjalizon militarizimin global.
Add new comment