E vërteta e hidhur e luftës në Gaza
Bota ka reaguar me zemërim këtë javë pas një sulmi ajror izraelit në një zonë të sigurt për civilët e zhvendosur në Gazën jugore, që raportohet se rezultoi në vdekjen e të paktën 45 personave, përfshirë gra dhe fëmijë. Ky veprim i fundit në luftën e Izraelit në Gaza ka ardhur pavarësisht se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), urdhëroi të premten e kaluar se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë fushatën e tij ushtarake në Rafah për shkak të rrezikut për civilët.
Por pavarësisht këtij urdhri, duket se Izraeli është i vendosur ta kundërshtojë urdhrin e GJND-së. Tanket izraelite u zhvendosën në zemër të Rafah në fillim të kësaj jave. Nëse vazhdon sulmin e tij ndaj Rafahut, kjo do të përbënte për GJND-së (gjykatën më të lartë të OKB-së) ndoshta sfidën më të madhe ndaj legjitimitetit të saj që kur u krijua pas Luftës së Dytë Botërore.
Pikëpamja e GJND-së për konfliktin
Gjykata u përfshi drejtpërdrejt në konflikt në dhjetor, kur Afrika e Jugut ngriti një çështje kundër Izraelit, duke argumentuar se veprimet e tij kanë arritur ose krijuar kushtet për gjenocid ndaj popullit palestinez. Në fund të janarit, GJND-ja lëshoi një sërë urdhrash, duke përfshirë që Izraeli duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të parandaluar aktet e gjenocidit kundër popullit palestinez dhe për të siguruar që ndihma humanitare të hyjë në Gaza. Javën e kaluar, GJND-ja përsëriti shqetësimin e saj për ndihmën, dhe në mënyrë më kritike, urdhëroi Izraelin që:
Të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe çdo veprim tjetër në provincën Rafah, që mund t'i shkaktojë grupit palestinez në Gaza kushte jetese që mund të sjellin shkatërrimin e tij fizik tërësisht ose pjesërisht.
Në formulimin e këtij urdhri ka paqartësi të mëdha ligjore. Në një interpretim – që e mbështet qeveria izraelite – veprimet ushtarake dhe të tjera në Rafah mund të vazhdojnë, me kusht që këto veprime të mos jenë gjenocidale. Në një interpretim tjetër, urdhri e ndalon Izraelin të kryejë çdo veprim të mëtejshëm ushtarak ose veprim tjetër në Rafah. Ekziston gjithashtu një pyetje se si të interpretohet fjala mund. Kjo do të thotë, në cilën pikë mund të thuhet se veprimet e Izraelit mund të çojnë në shkatërrim fizik? Ndërsa urdhri është i paqartë nga pikëpamja ligjore, ajo që mbetet e qartë është se gjykata kërkon që Izraeli të ndalojë atë që po bën.
Mungesa e zbatimit
Nuk ka të ngjarë që paneli i gjyqtarëve të ketë dhënë urdhra të tillë të paqartë. GJND është një gjykatë e pavarur, por ajo vepron në një mjedis të vështirë politik dhe diplomatik. Në mënyrë kritike, ajo gjithashtu nuk ka aftësi të pavarur për të zbatuar urdhrat e saj – nuk ka asnjë polici botërore te e cila GJND mund të mbështetet për të siguruar zbatimin e urdhrave të saj. Në vend të kësaj, gjykata mbështetet te aprovimi i vendeve të fuqishme që janë të gatshme të zbatojnë vendimet e saj përmes masave diplomatike, përfshirë sanksionet. Zyrtarisht, Këshilli i Sigurimit i OKB-së – si organi global përgjegjës për paqen dhe sigurinë – zbaton vendimet e GJND-së. Megjithatë, në terma praktikë, fuqia e vetos së pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit shtrihet në GJND.
Si e tillë, Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të vënë veton ndaj çdo rezolute të Këshillit të Sigurimit për të kufizuar veprimet izraelite në çfarëdo mënyre thelbësore. Ndërsa SHBA-ja e ka paralajmëruar Izraelin të mos nisë një ofensivë të madhe në Rafah, një zyrtar i lartë i administratës thuhet se ka thënë se sulmi ajror i kësaj jave nuk ka kaluar "vijën e kuqe".
Ky lloj pengesë për zbatimin e urdhrave të GJND-së kërcënon legjitimitetin dhe besueshmërinë e gjykatës. Për të qenë organ gjykues i besuar në të drejtën ndërkombëtare, duhet parë që ai ligj të zbatohet në mënyrë të paanshme dhe të drejtë. Dhe vendimet e saj nuk mund të injorohen.
E vetme, gjykata nuk mund ta ndalë luftën
Në të kaluarën, ndjekja efektive e shteteve dhe individëve për shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare ka kërkuar vullnet dërrmues politik, zakonisht në vazhdën e humbjes së plotë ushtarake të një vendi në luftë. Ky ishte rasti me gjyqet e krimeve të luftës në Nuremberg dhe Tokio pas Luftës së Dytë Botërore, dhe në gjyqe të tjera ndërkombëtare që nga ajo kohë. Në këto raste, kombet dhe liderët në fjalë ishin të pafuqishëm për t'i rezistuar presionit dërrmues të bashkësisë ndërkombëtare. Kur bëhet fjalë për akuzat për gjenocid dhe shkelje të tjera të së drejtës ndërkombëtare, është gjithashtu shumë më e lehtë për gjyqtarët në gjykatat dhe tribunalet ndërkombëtare që të marrin vendime pasi të kenë ndodhur ngjarjet, në vend që ato të jenë në vijim e sipër, si në luftën e Gazës.
Një qeveri që mban pushtetin në mënyrë legjitime ka të ngjarë t'i konsiderojë urdhrat e një organizmi ndërkombëtar si shkelje të sovranitetit të saj, siç bën Izraeli me urdhrat e tanishëm të GJND-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Në fund të fundit, ajo që konflikti në Gaza dhe përgjigjet e ndryshme ligjore dhe politike kanë treguar është se asnjë gjykatë në botë – as ndonjë ligj ndërkombëtar – nuk ka kapacitetin për të mbrojtur efektivisht civilët gjatë kohës që zhvillohet lufta.
Ekspertët ligjorë mund të debatojnë formulimin e urdhrit të fundit të GJND-së dhe liderët politikë mund të debatojnë për fuqinë e gjykatës, por e vetmja gjë që mund t'i japë fund luftës është presioni i gjerë ndërkombëtar që të dyja palët të bien dakord për një armëpushim. Kjo përfshin nga vendet e fuqishme si SHBA. Kështu, nuk është legjitimiteti i GJND-së ai që vihet më urgjentisht në pikëpyetje për momentin, por sa thellë besojnë fuqitë më me ndikim të botës në rolin e institucioneve ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe sigurinë.
*Lektor i historisë, Murdoch University
*Lektor i historisë dhe politikës, Murdoch University
Comments
ndoshta Hitleri ka pasur te
ndoshta Hitleri ka pasur te drejte per cifutet. Dhe spanjollet ne mesjete qe bene te njejten gje me cifutet.
Nje vale e trete po vjen per cifutet dhe nuk eshte Cudi qe Ata Jane urryer ne gjithe boten.
Add new comment