Vëllai i zëvendëskryeministrit të Bosnjë-Hercegovinës dhunohet për vdekje në Beograd
Gjorgje Mijatoviç, vëllai i zëvendëskryeministrit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH) dhe Ministri i Zhvillimit, Sipërmarrjes dhe Artizanatit, Vojin Mijatoviç, është dhunuar për vdekje të dielën në Beograd.
Lajmin e konfirmoi ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç.
Mediat e Beogradit raportuan se Mijatoviç u rrah për vdekje nga huliganë në një park për fëmijë në zonën e Vozdovacit.
Daçiç njoftoi se pas telefonatës për një konflikt në këtë zonë, "policia ka shkuar dhe ka gjetur të plagosurin dhe gruan e tij. Mijatoviç është dërguar menjëherë në urgjencë, ku ka ndërruar jetë”, tha Daçiç për Blic TV.
Sipas Daçiç tha se krahas dhunës, si shkak i ngjarjes po hetohet edhe mundësia e krizave epileptike.
Telegraf.rs raporton se konflikti mund të ketë nisur për shkaqe në dukje banale. Djali i Mijatoviçit mësohet se i ishte ankuar babait të tij se po ngacmohej nga disa burra në park. Pasi ka shkuar te i biri, mes Mijatoviç dhe dy personave ka nisur një debat që ka degjeneruar në dhunë.
Add new comment