"Sllovakia mund të ndryshojë në diçka që askujt nuk do t'i pëlqejë. Mbi Ficon shtiu urrejtja e mbjellë në media"
Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet duket se janë shumë serioze.
Një ish-Këshilltar i Ministrisë së Jashtme sllovake, Milan Nic citohet nga mediat të jetë shprehur se “ky nuk është një incident i izoluar”.
Sipas tij kërcënimet me jetë të politikanëve janë një gjë e zakonshme në Sllovaki. Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok ka shkuar më tej. Në një bisedë me gazetarët ai ka deklaruar ndër të tjera se:
Shumë prej jush janë ata që kanë mbjellë urrejtjen. Media sociale duhet të pranojë se ka përgjegjësi sociale dhe duhet të ndalë këtë urrejtje
Nga ana e vet ministri I Mbrojtjes Robert Kalinak ka shtuar se:
Sllovakia mund të ketë ndryshuar në diçka që askush nuk do ta pëlqejë
Një paralajmërim i hapur ky për lirinë e shprehjes.
Comments
Vrasjet terroriste si akti i
Vrasjet terroriste si akti i Avni Rustemit sot, ne mediat Perendimore nuk denohen e as kritikohen.
Keto media jane nen patronazhin e Establishmentit politik, pra gazetaria e ka humbur vleren, njesoj si ne Shqiperi.
Mediat angleze sot, nuk e denonin aktin por ne tituj shkruanin se " eshte sulmuar mbeshtetesi i Putinit....".
Gjithe Mediat Perendimore vajtuan vdekjen e rracistit A Navalny ne burg ne Rusi, tok me politikanet e tyre por kurre nuk vajtuan per vdekjen e gazetarit amerikan ne Kiev, G Lira.
Me genocidin ne Gaza dhe mbylljen e syve e te vesheve karshi tij, Perendimi dhe media e tij i kane humbur vlerat dhe besimin perballe kontinenteve te tjera.
Add new comment