Refuzohet hyrja e kreut të Kishës Serbe në Kosovë

Postuar në 13 Maj, 2024 18:47

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, MPJD-ja ka thënë derisa Serbia vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit, nuk do të lejohen vizitat.

Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë

thuhet në njoftim.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Shteti fashist i kurdit Albin do te perfundoj njesoj si Ukraina. Serbet dhe kisha e tyre kur jetonin ne Kosove, Albini me shoke jetonin maje pemeve tok me majmunet.
Serbeve nuk iu lejohet te hyjne ne Kosove kurse kosovaret mezi presin te emigrojne. Ky eshte siamezi i Pashinianit qe e shkaterroi Armenine me politiken e tij fashiste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.