Seks me inteligjencën artificiale (VIDEO)
Inteligjenca artificiale vihet në përdorim edhe në dhomën e gjumit. Orifice është pajisja më e fundit në fushën e lodrave të seksit, e cila rënkon dhe flet gjatë aktit.
Siç raporton 404 Media, pajisja e çuditshme u bë virale në mediat sociale, me një video promovuese që mori mbi 10 milionë shikime.
Krijuesi i saj është një djalë me emrin Bryan, i cili në një intervistë shprehet se lodrat e seksit si rasti konkret do të "shpëtojnë botën" sepse "marrëdhëniet midis grave dhe burrave janë prishur."
Komentet e Bryan janë lloji i retorikës së përdorur nga incels*, një grup kryesisht burrash në internet që shpesh fajësojnë gratë për mungesën e marrëdhënieve seksuale.
Pajisja që gjeneron fjalë të pista me ndihmën e një modeli të madh gjuhësor dhe një mjeti për të kthyer tekstin në audio, ka shkaktuar debate në rrjetet sociale.
"Po, e kuptoj nga mënyra se si po lëviz gishtin Bryan se po më çmend," thotë pajisja në një video. I ndiej thithkat e mia shumë të forta dhe po përpëlitem në sediljen time”, shton ajo. (Është e panevojshme të thuhet se pajisja nuk ka thithka.)
Mesa duket, e ardhmja e seksit në epokën e AI do të bëhet vërtet shumë e çuditshme.
*Term i lidhur ngushtë me një nënkulturë online të njerëzve që e përkufizojnë veten si të paaftë për të marrë një partner romantik ose seksual pavarësisht se e dëshirojnë një të tillë.
Add new comment