Veliaj: Unë nuk kam lidhje, të tjerët le t’ia dalin vetë

Postuar në 06 Prill, 2024 16:25

Kryebashkiaku Erion Veliaj u distancua nga drejtorët e institucionit që ai drejton, nën akuzën e SPAK për korrupsion. Veliaj foli për herë të parë në mënyrëtë drejtpërdrejtë për arrestimin e tre drejtorëve të Bashkisë Tiranë, duke u justifikuar se nuk është në tagrin e një drejtuesi që merret me “një mijë e një problemet e përditshme të punës”, të përgjojë zyrtarët në varësi të tij.

Në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!

Ku jemi këtu? Në komunizëm? Kur shoku Enver i vinte mbrapa një parti të tërë e një armatë të tërë me spiunë, të gjithë zyrtarëve të shtetit, deri tek vrima e çelësit e shtëpisë së tyre, që sot u dashka të arrestohet e të burgoset nga gjykata politiko-mediatike, titullari i institucionit, sapo SPAK-u nxjerr fletët e arrestit për një apo disa zyrtarë të institucionit disa mijëra vetash që ai drejton?!

Veliaj foli për «gjueti shtrigash» dhe shtoi se «drejtësia thjesht po bën punën e saj në luftën kundër korrupsionit», një punë që sipas tij do të ndajë shapin nga shqeri, të fajshmit nga të pafajshmit!

Veliaj kujtoi deklaratën e kryeministrit për zyrtarët e arrestuar të qeverisë, të cilët «duhet të përballen vetë me drejtësinë, të zhveshur nga çdo lloj mbrojtjeje tjetër, përveç mbrojtjes ligjore nga avokatët e vet».

Duke bërë një panoramë të punës në bashki të tre ish-drejtorëve, Veliaj tha se në pritje të vendimit të drejtësisë për ta, i garanton qytetarët se «asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë as me ta dhe as me askënd tjetër në detyrën time si shërbëtori numër një i Tiranës sonë».

Gabime mund të kem bërë edhe unë plot! S’kam asnjë dyshim! Po s’e kam bërë kurrë fajin që ta përdor firmën time, fjalën time, ndikimin tim, për çfarëdo lloj përfitimi personal të paligjshëm. Uroj që këtë ta vërtetojnë deri në fund edhe hetimet për inceneratorin e Tiranës, me të cilin e vetmja gjë që më ka lidhur ka qenë pastrimi i këtij qyteti, tanimë shembullor në pastërti, edhe hetimet për këtë çështjen e hapur së fundmi nga drejtësia.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.