Turqia tërhiqet nga Traktati mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë
Turqia ka vendosur tërheqjen nga Traktati mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë. Përmes një dekreti të publikuar në gazetën zyrtare, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka autorizuar daljen e Turqisë nga një traktat përmes të cilit kufizohen numrin e armëve dhe pajisjeve ushtarake për pesë katgori bazë: tanket, mjetet e blinduara, sistemet e artilerisë me kalibër 100 mm e sipër, avionët dhe helikopterët.
Vendimi pason tërheqjen e Rusisë në nëntor të vitit 2023, çka solli edhe pezullimin nga SHBA dhe NATO të përmbushjes së detyrimeve të dokumentit që është firmosur në Paris në vitin 1990.
Një akt formal, por që hap rrugën e planifikimeve të reja ushtarake nga ana e Ankarasë që përfaqëson një fuqi ushtarake në rritje.
Add new comment