Beniamini i demokracive perëndimore në Ballkan
Mediat në Kosovës raportojnë për tërheqjen e regjistruesve serbë nga procesi i regjistrimit të popullsisë. Në komunën e Zubin Potokut kanë qëndruar në detyrë vetëm dy regjistrues serbë, çka sinjalizon probleme në proces. Vendimi vjen ndërkohë që autoritetet kosovare kanë deklaruar se kanë rënë dakord me propozimin europian për dinarin ndonëse pala serbe ka refuzuar të pranojë një marrëveshje për këtë gjë.
Ndërkohë që ka një ndërmjetësim europian, Serbia po ashtu ka njoftuar se do të ngrejë një grup pune për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, proces që pritet të vuloset në muajin maj.
Hapat e ndërmarrë nga Serbia përfaqësojnë minimalisht një përpjekje për të minuar dialogun e nisur duke e kushtëzuar me asgjë veç nismave kundërshtuese të subjektivizimit të plotë të vendit.
Nuk ka asnjë reagim mbi këto veprime nga BE-ja, që nga ana tjetër nuk lë rast pa i kujtuar Prishtinë detyrimet e veta. Është një episod i radhës që dëshmon llojin e politikës që ndiqet nga Brukseli në rajon, udhëhequr nga parimi i paqëtimit të Serbisë, e cila befas është inkurajuar të mendojë se mundet edhe të ndërmarrë aventura ushtarake në Kosovë, ndonëse aty është stacionuar KFOR.
Më shqetësuese është se poshtë diplomacisë së madhe të Borrell-Lajçak-Escobar, palët po ecin me axhendën e vet të njëanshme, duke gjeneruar një status quo, për të cilën Perëndimi po dëshmon pafuqinë e vet.
Add new comment