Putin merr mandatin e pestë
Vladimir Putini i ka dhënë fund maratonës elektorale e cila e konfirmoi atë në një mandat tjetër si president me shumicën dërrmuese të votave të rusëve, pas një procesi pa incidente të regjistruara.
Me rreth 90% të votave, ai merr mandatin e pestë pas 24 viteve në pushtet.
Sipas exit polleve dhe me numërimin e votave tashmë që po ecën normalisht, kreu i Kremlinit ka fituar midis 87% dhe 89% të preferencave, shumicë që i bën tre kandidatët e tjerë në garë praktikisht të asgjësuar.
Në vendin e dytë, komunisti Nikolai Kharitonov u ndal në 4.7%, i ndjekur nga Vladislav Davankov me 3.6% dhe kandidati i Partisë Liberal Demokratike, Leonid Slutsky me 2.5%.
Sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja në votime vlerësohet në mbi 73%, krahasuar me 67.5% të regjistruar në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, në 2018.
Add new comment