Spahiu siguron një mandat tjetër në krye të KMSH
Bujar Spahiu është rizgjedhur kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me 82 vota.
Spahiu merr një mandat të dytë 5-vjeçar në krye të KMSH-së.
Votimi u mbajt sot në Medresenë e Tiranës.
Përballë tij kandidonin Eduard Shefki, administrator i Myftinisë së Durrësit, dhe Emirjon Vathaj, myfti i Beratit.
Paralel me procesin e votimit, para mjediseve të Medresesë së Tiranës u mbajt një protestë e disa besimtarëve myslimanë, të cilët i cilësuan ilegjitime zgjedhjet për kreun e ri dhe akuzuan Komunitetin Mysliman se është kapur nga gylenistët.
Comments
Sa mire, ne kemi shume fe dhe
Sa mire, ne kemi shume fe dhe punet po na shkojne gjithnje e me mire.
Pa krim, pa korrupsion!
Ju lumte!
Me shume filma turq , me shume varreza greke, me shume shkolla turke e greke!
Ta bejme Shqiperine si Libanin!
Jasha myftiu… suksese
Add new comment