Mikroplastika “udhëton” në kohë, gjendet në sedimentet e vitit 1733

Postuar në 24 Shkurt, 2024 20:20

Mikroplastika është kudo, nga trupat tanë e deri në fund të oqeanit! Por kërkimet e fundit tregojnë se ka arritur edhe më thellë. Mikroplastikë është gjetur edhe në shtresat e sedimentit që datojnë qysh në gjysmën e parë të viteve 1700, çka provon aftësinë shkatërruese të mikroplastikës për të depërtuar edhe në mjedise të paprekura nga njerëzit modernë.

Konkluzioni u arrit pasi një ekip studiuesish evropianë studioi shtresat e sedimentit në tre liqene në Letoni. Grimcat e mikroplastikës u gjetën rastësisht ndërsa sedimentet e liqenit po testoheshin për të përcaktuar prania e saj do të ishte një tregues i besueshëm për fillimin e epokës antropocene (1950).

Shkencëtarët kanë përdorur prej kohësh shtresa hiri ose akulli për të studiuar ngjarjet e kaluara në Tokë. Kjo ka ngritur pyetjen nëse mikroplastika mund të shërbejë si një shënues i besueshëm kronologjik për Antropocenin.

Por në rastin e liqeneve në Letoni, mikroplastika u gjet në çdo shtresë sedimenti, mes të cilave edhe ajo e vitit 1733.

Përveçse arriti në përfundimin se mikroplastika është një shënues i dobët i moshës gjeologjike, studimi i botuar në Science Advances tregoi aftësinë e jashtëzakonshme të mikroplastikës për të arritur absolutisht kudo.

As Antartika, rajoni më i largët në planetin tonë, nuk është imun. Shkencëtarët kanë gjetur mikroplastikë në disa mostra bore, të cilat sipas të gjitha gjasave kanë mbërritur atje nga era.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.