mikroplastika
Mikroplastika gjendet edhe në arteriet karotide
Një studim i ri e lidh praninë e mikroplastikës në pllakat e bllokimit të arterieve me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës. Nga rajonet e largëta të Antarktidës dhe shtresat e sedimenteve të paprekura ende, deri te zemra e njeriut dhe madje edhe foshnjat e porsalindura, mikroplastika është kudo.
Por, ndërsa është e arsyeshme që copat mikroskopike të polimereve të karburantit fosil e gjejnë rrugën në çdo cep të imagjinueshëm të jetës, ende nuk kishte një lidhje të konfirmuar me ndikimet e matshme në trupin e njeriut.
Mikroplastika “udhëton” në kohë, gjendet në sedimentet e vitit 1733
Mikroplastika është kudo, nga trupat tanë e deri në fund të oqeanit! Por kërkimet e fundit tregojnë se ka arritur edhe më thellë. Mikroplastikë është gjetur edhe në shtresat e sedimentit që datojnë qysh në gjysmën e parë të viteve 1700, çka provon aftësinë shkatërruese të mikroplastikës për të depërtuar edhe në mjedise të paprekura nga njerëzit modernë.
Egjeu është i mbushur me mikroplastikë
Deti Egje është i mbushur me mikroplastikë. Një studim i ri i kryer studiuesit italianë dhe meksikanë gjeti se plastika është e pranishme në shkallë të gjerë në botën ujore.
Identifikohen gjurmë mikroplastike në gjakun e njeriut. Burim kryesor: Shishet
Mikroplastika arrin deri në gjakun e njeriut. Shqetësimi i ngritur prej kohësh, për depërtimin kapilar të mikroplastikës duket se vërtetohet tashmë, pas një studimi të universitetit “Vrije” të Amsterdamit që ka shqyrtuar gjakun e 22 vullnetarëve përmes një teknike të re. Në 77% të rasteve të marra në shqyrtim, u identifikuan gjurmë mikroplastike me një përqendrim prej 1.6 µg/ml.