Serbia nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve

Postuar në 21 Shkurt, 2024 19:07

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se Beogradi nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e fundit të zhvilluara në vend.

Kjo do të ishte njësoj me pushtimin. Asnjë vend europian nuk do të lejonte një hetim të këtij lloji

citojnë mediat opozitare kryeministren serbe.

Duke folur nga Despotovaci në Serbinë Qendrore, Brnabiç ka shtuar se vëzhguesit e huaj në zgjedhje u ftuan nga qeveria serbe dhe se prania e tyre “nuk përbën humbje të sovranitetit”. Ajo ka sqaruar se qeveria serbe ka përmbushur rekomandimet e vitit 2019 të dhëna nga OSBE-ODIHR dhe se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me organizatat në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.