Të dhënat çojnë te Vuçiç. Mund të ketë një raport ndërkombëtar për Banjskën

Çdo gjë çon tek Aleksandër Vuçiç. Kështu është shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për sulmin e Banjskës më 24 shtator 2023. Në një intervistë për Arab-Al-Aan, cituar nga mediat serbe gjithashtu, Osmani ka vënë në dukje se të dhënat për këtë çështje janë marrë nga një prej vendeve më të rëndësishme të NATO-s dhe janë ndarë me vendet anëtare të Aleancës.
Nuk po flasim për humbjen e kontrollit të disa bandave. Ne po flasim për organizimin prej tij dhe urdhërimin e sulmeve përmes bandave, si dhe financimi i tyre
citohet Osmani.
Më tej, presidentja e Kosovës ka sqaruar se ekziston mundësia e publikimit të një raporti mbi ngjarjet në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre prej sulmuesve serbë, por kjo sipas saj do të varet nga NATO dhe “ata që kryejnë hetimin”.
Ne nuk duam të ndërhyjmë
citohet ajo.
Add new comment