Njoftimi i kryeministres serbe: Tucker Carlson do të vizitojë Serbinë në mes të këtij viti

Postuar në 12 Shkurt, 2024 16:18

Mediat në Rusi i kanë dhënë një rëndësi të madhe intervistës së Vladimir Putin për Tucker Carlson, duke folur për rreth 1 miliardë shikime në total dhe me një ndikim në politikën amerikane që konsideron reagimin e publikut. I shpallur si diplomati në hije i Donald Trump, Carlson shfaqet kështu me një aurolë të re ndërkombëtare, si një njeri që është më shumë se gazetar: ndërmjetës dhe mesazher, kanal komunikimi. Me kredencialet e Donald Trump të nënkuptuara, ai është qysh tani një lloj lobisti në Shtëpinë e Bardhë që pret zgjedhjet e reja këtë vit.

Mbi këtë bazë, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka njoftuar në mënyrë të pazakontë se “Tucker Carlson do të vizitojë Serbinë në mes të këtij viti”.

Ai di shumë rreth Serbisë dhe po planifikon të vijë në Serbi në mesin e vitit 2024. Ai e respekton jashtëzakonisht shumë presidentin Alexander Vuçiç...E përgëzova për kurajën për intervistën fenomenale me presidentin e Federatës Ruse, pasi duhet ta them, censura është e kudondodhur sot

 citohet Brnabiç nga agjencia shtetërore “Tanjug”.

Është rast unik ndoshta që një kryeministre e një vendi njofton paraprakisht vizitën e një gazetari duke shpalosur kështu ndjesinë dominuese në Beograd ku po shpresohet që në SHBA të ketë ndryshim politik. Ky mesazh paralajmëron në çdo rast se ardhja e Donald Trump në presidencë do të ndryshojë politikën ballkanike të amerikanëve duke e bërë të paparashikueshme të ardhmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.