Një vërejtje nga një i ndaluar: Kushte të mjera në komisariatet shqiptare. Higjenë jashtë çdo norme

Postuar në 07 Shkurt, 2024 17:38

Shteti shqiptar desh kapi terroristë disa netë më parë. Me policinë profesioniste që ka patur që më 1912, u ndaluan disa persona që hynin nga Kosova e që rezultuan se ishin aktorë dhe artistë. 10 orë në komisariate dhe përvoja e tyre me Shqipërinë e Londrës theksohet në një vërejtje, jo në një akuzë:

Mbi të gjitha shpresoj që institucioni i Policisë së Shtetit atje do reformohet, dhe ato dhoma që ishin higjenikisht jashtë çdo norme, në ato kushte të mjerueshme do ndërrohen dhe njerëzit që ftohen aty edhe për pak orë të kenë trajtim më të dinjitetshëm. Ky do të ishte kontributi më i madh për shoqërinë shqiptare i këtij incidenti

Kështu është shprehur dramaturgu Jeton Neziraj duke vënë në dukje kështu se Rilindja nuk ka prekur përtej fasadës. Nuk e konsideron si ekzistencial dinjitetin, që në një nocion arkaik të para-policisë shqiptare nuk i kalon muret e burgut.

Comments

Submitted by Bardhi (not verified) on

Duhet te beje nje drame tjeter ky (me regjine e gruas dhe parate e Eulex) qe te "edukoje" shqiptaret.

Se ky ka qene cikli i moralit shqiptar: politikanet, policet dhe artistet ne nje vellazeri te pandare. Shikoni rastin Edvin Kristaqi dhe jam i sigurt se edhe ne Kosove eshte trend ky rast, dmth. qe politikane, artiste, police (dhe banikere) te jene po te njejtit individe apo te njejtat familje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.