Shqipëria, ndër vendet më të pazhvilluara në Europë
Europa është shtëpia e disa prej vendeve më të përparuara në botë për sa i përket zhvillimit njerëzor dhe rritjes ekonomike. Megjithatë, kontinenti i vjetër shfaq pabarazi të konsiderueshme brenda kufijve të tij. Sipas FMN-së, Evropa ka një GDP për frymë prej 35 690 dollarë, që nga viti 2024.
Pjesa perëndimore është dukshëm më e përparuar me një GDP për frymë prej 51 450 dollarë. Nga ana tjetër, në Evropën Lindore, zhvillimi ekonomik nuk ka pasur të njëjtin progres. Që nga viti 2024, Evropa Lindore raporton një GDP për frymë prej 15 670 dollarë.
Bazuar në treguesit ekonomikë, Shqipëria rezulton e gjashta në listën e vendeve më pak të zhvilluara në Europë, hartuar nga Insider Monkey.
Shqipëria renditet ndër vendet më pak të zhvilluara në Evropë në vitin 2024. Vendi raportoi një HDI prej 0,796 në vitin 2021. Sipas FMN-së, vendi ka një GDP për frymë prej 8,880 dollarësh.
Progresi i ngadaltë në zhvillim karakterizon të gjithë Ballkanin dhe një pjesë të vendeve të lindjes. Lista e vendeve më të pazhvilluara në Europë nis me Moldavinë, e ndjekur nga Ukraina në luftë, për të vijuar më pas me të gjitha vendet e Ballkanit rresht. Në rajon, Shqipëria mbetet pas Serbisë dhe Malit të Zi, por është më mirë se Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.
Konflikti Rusi-Ukrainë mbetet shtytësi kryesor i rënies ekonomike në Evropë. Që nga përshkallëzimi i tensionit në shkurt 2022, kontinenti ka parë një rritje të çmimeve të energjisë, përçarje të tregut financiar dhe një tkurrje të konsiderueshme në ekonomitë e vendeve.
Gjermania rezulton vendi më i prekur për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.
Por megjithë tensionet gjeopolitike dhe pabarazitë rajonale, tregu evropian vijon të tregojë elasticitet. Evropa është shtëpia e disa prej kompanive më të vlefshme në botë. Disa emra të njohur në treg përfshijnë AstraZeneca PLC (NASDAQ:AZN), Novo Nordisk A/S (NYSE:NVO) dhe SAP SE (NYSE:SAP).
Dhjetë vendet më të pazhvilluara në Europë:
Moldavia
Ukraina
Bjellorusia
Maqedonia e Veriut
Bosnje-Hercegovina
Shqipëria
Bullgaria
Mali i Zi
Federata Ruse.
Add new comment