Momentum i mirë për zgjerimin, por nuk do të zgjasë përgjithnjë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçka, ka deklaruar se ka një momentum të mirë për zgjerimin e unionit, por duhet mbajtur parasysh se kjo nuk zgjat përgjithnjë. Në cilësinë e moderatorit të Dialogut Diplomatik të Ballkanit Perëndimor në Davos, Lajçak ka vënë në dukje aktualitetin europian që është vënë në sfidë serioze sigurie dhe strategjike.
Si bashkëmoderator ndava vëzhgimin tim se ndërkohë që ka një entuziazëm të dukshëm nga partnerët tanë lindore që has në skepticizëm në Ballkanin Perëndimor. Momentumi i tanishëm për zgjerimin është real, por siç e dimë mirë, në politikë momentumet nuk zgjasin përgjithnjë. Ndaj pyetja kyçe tani është nëse ne do të jemi në gjendje të shndërrojmë këtë momentum në një cilësi të re zgjerimi apo nëse këto do të humbasin të dyja
ka thënë ai.
Add new comment