Kreu i Syrizas: Jam i etur për martesën brenda të njëjtit seks. Nuk pres Mitsotakis, do propozoj ligj tjetër

Stefanos Kasselakis, kreu i ri i Syrizas, po pagëzon hyrjen e vet në politikë me tre akte: së pari ai u zgjodh dhe katapultua nga Alexis Tsipras, së dyti kërkoi përjashtimin e disa anëtarëve të drejtimit të partisë dhe së treti po flet në emër të shoqërisë greke, “etjes së saj për të legalizuar martesën brenda të njëjtit seks”.
Një populist i radhës pra që u trumbetua se kishte ndërmend ndryshimin. Lidhur me martesën brenda të njëjtit seks, Kasselakis, ka replikuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që ka deklaruar se drafti për martesën e të njëjtit seks po interpretohet gjerësisht.
Kur dikush është i etur për barazi dhe përfshirje, nuk i thua “prit sa të shpjegohem”
është shprehur Kasselakis.
Sipas tij vonesa e krijuar nga Mitsotakis ka të bëjë me votën e shprehur kundër martesës së të njëjtit seks nga ministri i Shtetit, Makis Voridis, ndaj ai ka bërë të qartë se Syriza do të propozojë një ligj të vetin. Në muajin nëntor Kasselakis u martua në SHBA me partnerin e tij Tyler McBeth dhe ata deklaruan se duan të adoptojnë fëmijë, por edhe kjo është e ndaluar në Greqi.
Comments
Pu ckishin qene dmth
Njerez te cuditshem keta greket.
Kane patur filozofe vite para Krishtit. Ca flisnin per demokraci, ca hidhnin femijet e semure ne gropa se nuk ia vlente ti rrisnin. Shpiken rrota e vegla pune, shkruan germa pafund mjaft para te tjereve po nuk u bene ndonjehere perandori. Jetuan 1000 vjet si katolike dhe ju mbush mendja ta nderrojne fene. Ndryshuan ca gjera e shpiken ca te tjera dhe u bene ortodokse.
Aq pak sa ishin e ruajten gjuhen per qindra vjet nen turkun, e nen dyndjet e gjithe dynjase ne gadishull. Kaluan vite e u bene grek turmat e ebrejve, sllaveve e shqiptareve, po armeneve e turqve, po bullgareve e vlleheve qe popullonin zonen.
Pastaj i shikon keta greke te rinj qe bertasin ne emer te helenizmes per troje e pasterti rrace. Qe jane gati te vrasin e te presin gjithe dynjane, e qe flasin ne emer te dikujt qe nje bust mermeri i njihet vetem.
Pastaj nje here ne ca vite jane gati te bejne nje sherr mes vedi se nuk u perputhen mendimet. Dalin e shuhen luftera civile, e nje here ne 20-30 vjet dalin me xhepin bosh nga qejfet e harbimet qe dine ti bejne shume mire.
Pastaj sjellin dike nga bota e lire dhe e vendosin ne krye te opozites. Dhe ky cohet e flet ne emer te grekerve qe po vdesin tu lejohet martesa brenda seksit. Prite tani te dale nje tjeter te thote qe ka edhe te tjere qe u pelqen te shkojne me seksin e kundert.
Popull qe nuk te le te merzitesh dmth
Add new comment