Trukimet bizantine serbe/Kush e gënjeu Hashim Thaçin?

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 16:43

Në një intervistë për agjencinë “Tanjug”, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka treguar edhe një histori bisede me homologen gjermane, Anallena Berbok.

Ajo më pyeti se si e kemi mashtruar Thaçin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, sepse siç tha ajo, asnjë kryeministër shqiptar nuk do ta zbatojë atë marrëveshje

citohet Daçiç.

Sigurisht që është një manovër e vockël për të ushtruar idenë se pala shqiptare mbetet edhe sot e kësaj dite e zotuar të mos i përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare. Mirëpo zoti Daçiç harron që është pala serbe ajo që nuk po do të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit të vitit që po lëmë dhe aneksin e zbatimit të saj, pasi ato nënkuptojnë njohjen e Kosovës.

Për ta plotësuar këtë lloj politike neurotike ne mund të sjellim këtu si shembull shtesë qëndrimin e zyrtarit serb për Dialogun me Prishtinën, Petar Petkoviç, i cili lidhur me çështjen e targave kosovare për makinat e shetasve serbë me në nënshtetësi kosovare, deklaroi se “Serbia po zbaton një marrëveshje të vjetër”, pra atë të vitit 2013 në Bruksel. 

Çfarë kuptimi ka kjo? Ka kuptimin manipulues të idesë se nëse Serbia akuzohet se nuk zbaton marrëveshjet e fundit detyruese, ajo po zbaton pika të një marrëveshjeje më të vjetër. Pra Serbia nuk është ai problemi që thuhet e trajtohet kaq shumë. Në ndihmë vjen këtu edhe Miroslav Lajçak që deklaron në një intervistë të fundit për “Politika” se “zgjedhjet në Veri duhen shpallur sa më shpejt që të shtensionohet situata”.

Nga ana tjetër ne mund të pyesim: po Hashim Thaçin e kanë gënjyer realisht, apo zotëria e tij ka blerë sigurinë e vet me lëshime në politikën e jashtme? Fati i mirë këtu është se Kosova ka ende një farë Gjykate Kushtetuese, që si të thuash vendos një kontroll mbi marifetçinjtë e politikës. Ndërkohë që lodra si këto të Daçiç, bashkë me ato të Manastirit të Deçanit se po i tjetërsohen prona, nuk mund të shuajnë asgjë: as Banjskën dhe terrorizmin shtetëror serb, as problemet me zgjedhjet që ka aktualisht një vend si Serbia.

Nga ana tjetër, sa për Lajçak, këtë brejtës origjinal të diplomacisë europiane, është e udhës të thuhet se nëse Serbisë iu deshën 10 vjet për të zbatuar detyrimin për targat, edhe kjo pas një druri të mirë që mori me gabimet e veta më 2023, le të presin ca edhe për zgjedhjet në Veri, sidomos tani që Serbia ka nisur të veprojë sa në Preshevë më pasivizimin e adresarit të shqiptarëve, aq edhe po ka probleme me funksionimin e demokracisë siç preferon ta artikulojë situatën e tanishme opozita serbe.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.