Jetojmë kohë të rrezikshme. Bota e dekadës sonë, e ndryshme nga ajo e fundit të shekullit të 20-të
Në një intervistë për revistën “Cord”, profesori i ekonomisë në universitetin e Beogradit, Dejan Shoshkiç, ish-guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë, ka vënë në dukje disa elementë të raporteve të sotme në botë që do të kenë së afërmi ndikime serioze në mbarë globin. Së pari, konflikti në Gaza përbën një krizë të jashtëzakonshme për nga potenciali ndikues në ekonomi, pasi përhapja e tij në vende fqinj do të prekë zinxhirin e furnizimit energjetik të globit. Shoshkiç i quan këto ndryshime me karakter tektonik që rrisin pasigurinë energjetike globalele, që në vetvete përkthehet në kosto shtesë.
Pas krizës së Ukrainës ky është “shoku i dytë” energjetik për botën me dallimin se nëse në krizën e Ukrainës, u cenua vetëm një linjë furnizimi, ajo nga Rusia, në eventualitetin e zgjerimit të konfliktit në Gaza do të preken disa prodhues kryesorë të naftës dhe gazit duke e shndërruar konfliktin në një situatë krize globale. Për më tepër një përplasje në këtë shkallë do të nxjerrë në sipërfaqe me forcë ndryshimet në balancën e fuqisë që kanë ndodhur nën sytë e të gjithëve.
Kjo është padiskutim koha më e rrezikshme në dekadat e fundit…Bota sot ndryshon në mënyrë drastike nga bota e dekadave më parë. Ka patur një zhvendosje domethënëse në fuqinë ekonomike botërore… Kina është ekonomia më e madhe në botë që nga 2017, sot rreth 20% më e madhe sesa ekonomia e SHBA. Rusia ka një ekonomi më të madhe sesa Gjermania dhe është ekonomia më e madhe europiane. Irani ka një ekonomi tre herë më të madhe se Izreli dhe Turqia ka ekonomi më të madhe se Italia. Në bazën e të dhënave të Bankës Botërore ne shohim se pesë vendet e BRICS janë ekonomikisht më të fortë sesa vendet e G7-s. këto realitete të reja ekonomike nuk janë ende të qarta për këdo dhe çojnë në rrezikun e përpjekjes për të zgjidhur çështje të hapura të botës së shekullit të dekadës së tretë të shekullit të 21-të me perceptimin e fuqisë relative ekonomike të dekadës së fundit të shekullit të 20-të
shprehet Shoshkiç.
Është një vërejetje shumë serioze që konsideron inercinë në vendimmarrje dhe vetëpërceptimin e sigurisë në një kuadër që nuk ekziston më.
Lidhur me Serbinë, profesori serb vë në dukje faktin se shpenzimet publike janë më të larta nga sa duhet dhe se planfikimi i tyre në kushtet e rritjes së normave të interesit është tërësisht i papranueshëm. Serbia është një ndër vendet më të varfra në Europës sipas tij, me një rritje ekonomike që në vitet 2012-2022 mbetet pas ritmeve të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.
s.zaimi
Comments
Perralle propagadistike serbe
Nje verifikim i vlerave ekonomike qe ky prof serb referon, do ti nxirrte te paverteta te shumten e tyre. Sigurisht qe profi serb ben politike per nje treg te caktuar per tu ndikuar, po perse Respublica citon per lexuesin shqip eshte disi habi. Ndoshta edhe jo aq e papritur.
Shko na i verifiko
Nxirri pra keto te paverteta . E ndoshta behesh Guvernatori i bankes se Shqiperise.
✌️
E nderuar Mire Dita,
Per respekt komunikimi po te percjell dy lidhje, dhe me pak dije e durim mund te krijosh nje tabllo me ndryshe nga serbi.
Vijo ketu te Fondi Monetar Nderkombetar: https://statisticstimes.com/economy/largest-economies-in-the-world.php
dhe ketu:
https://www.socialeurope.eu/g7-versus-the-brics-taking-stock-in-12-figures
Jo rralle perfundimet tona ndikohen nga motive apo elemente te tjere.
Me fal po...
Me fal po...
Ti qenke per guvernator banke ne Shqiperi o Shko derr--an, bash si me bir Kurv e leshi.
Add new comment