Tusk në përpjekje për të rikthyer Poloninë në linjë me BE-në

Pas mbylljes së televizionit shtetëror, kryeministri polak, Donald Tusk, ndodhet tashmë në një konflikt të hapur me presidentin Andrzej Duda. Ligji i propozuar prej tij për shpenzimet publike është kundërshtuar nga Presidenti që i përket partisë humbëse, Ligj dhe Drejtësi, dhe për më tepër, ai ka njoftuar se do të propozojë një draft të ri.
Në një lëvizje me synim të pastër politik, Duda ka shtuar se paketa e tij parashikon shtesë rrogash për mësuesit, ndonëse një gjë e tillë sipas Jan Grabiec, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, është tërësisht jashë kompetencave presidenciale.
Megjithatë presidenti ka të drejtën e vetos ndaj legjislacioni, diçka që Duda ka paralajmëruar se do ta aplikojë ndaj administraës së Tusk.
Përplasja e tanishme po interpretohe si shprehje e një konflikti më të gjerë mes Tusk, një pro-europian dhe konservatorëve të Ligj dhe Drejtësi. Aktualisht qeveria dhe shumica e re ka krijuar komisione të posaçme për të hetuar kontrata gjatë pandemisë por edhe shpenzimet në zgjedhjet e vitit 2020. Tusk po ashtu ka ndryshuar kreun e shërbimit sekret dhe agjencive të sigurisë në një përpjekje për të kthyer Poloninë në linjë me Brukselin.
Add new comment