Pirdeni: Censi i qeverisë është qesharak

Postuar në 23 Dhjetor, 2023 20:39

Mira Pirdeni, aktiviste e moshimit në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se Shqipëria është prekur rëndë nga plakja e menjëhershme e popullsisë. Pirdeni vuri në dukje mungesën e fondeve në pushtetin lokal për të mbështetur të moshuarit. Ajo tha se nuk beson te Censi i popullsisë i kryer nga qeveria, duke shtuar se kemi mungesë ekspertësh dhe mungesë burimesh njerëzore për analizimin e të dhënave. Pirdeni tha se në Shqipëri mungojnë komunitetet, shërbimet komunitare, të cilat janë kthyer në prioritare në vendet e zhvilluara, sidomos pas pandemisë. 

E pyetur mbi deklaratën e opozitës se 30 për qind e bashkive janë drejt zhdukjes dhe nëse kjo shifër është e besueshme, Pirdeni thotë: 

Unë besoj se është e besueshme. Kur kam vajtur njëherë në Dardhë para dy vjetësh nuk gjeta asnjë të ri, por vetëm të moshuar kishte. Edhe pranë shtëpisë time kemi një pallat që është 100 për qind me të moshuar. Nuk është një gjë që nuk e kemi ditur sepse që në 2007 kishim një raport të Banka Botërore i cili thoshte që në 2025 shqiptarët do jenë të varfër dhe të plakur nëse nuk ndërmerren reforma në kujdesin shëndetësor dhe pensione. Kur ato e thanë ne na dukej si qesharake. Po ja ku erdhëm sepse nuk patëm vëmendjen e duhur për këshillat e duhura dhe mundësinë që na kanë dhënë politikat globale”

Bota po e sheh moshimin si një mundësi dhe jo si një barrë siç i kemi kthyer ne të moshuarit. Ky ndryshim demografik e ka prekur gjithë botën, por Shqipërinë e ka prekur në mënyrë shumë të rëndë sepse nuk ka ndodhur që me një shpejtësi kaq të madhe ti të plakesh paprimtas. Sigurisht që është edhe emigrimi. Emigrim ka gjithë bota por jo në masën që e kemi ne. Prandaj bota ka ngritur politikat. Në majë të politikave globale është solidariteti midis brezave. Ne nuk kemi më komunitete dhe zakonisht talentet shfaqen në komunitete. Kur s’ke një infrastrukture qytetare... 

Ne kemi defekte të mëdha me qeverisjen, e cila ka humbur besimin që funksionon për publikun. Nuk kemi edhe vlerësim ekspertësh. Në ministri ka pasur ekspertë të jashtëzakonshëm, dhe nuk i shoh më. Shoh disa eksperte që nuk dinë të flasin jo më të mendojnë se duhet të ketë prioritete. Ne nuk mund të besojmë vetëm Censi-n që e nxjerr qeveria. Më pyetën a ke mikrovalë, nuk pyetën a ke shërbime komunitare. Nëse nuk ke të dhëna për komunitetin…di ti të ketë ndonjë buxhet për të moshuarin?! Çfarë modeli i ke dhënë rinisë?! Kemi 200 mijë gra në varfëri ekstreme, dhe nuk kemi asnjë mundësi për t’i mbështetur me bonuse vendore dhe lokale!

Nuk besoj te ky Cens. Kam sjellë një mision të nivelit të lartë në Shqipëri, që ka thënë nuk kemi burime njerëzore për t’i analizuar të dhënat. Nuk kemi asnjë burim të pavarur për t’i krahasuar të dhënat. Nuk ka asnjë fond në pushtetin lokal për të moshuarët deri më sot. Kur flasim për moshimin nuk flasim për ne. Me pyetjet që mu bënë mua mu duk se Censi ishte qesharak. Nuk i besoj kaq shumë nëse s’kemi burime të pavarura”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.