Votoj Vuçiçin. Perëndimi po paguan që Serbia të destabilizohet

Postuar në 13 Dhjetor, 2023 15:23

Kreu I Republikës Srpska, njëherazi anëtar i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, ka deklaruar se do të votojë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi dhe se vota e tij do të jetë për partinë e Aleksander Vuçiç. Sipas tij, Vuçiç është presidenti i parë i Serbisë që vendosi forma konkrete ndihme për Republikën Srpska.

Ke njerëz që vazhdimisht flasin dhe punojnë kundër Serbisë, që financohen nga Perëndim për shkak se nuk u vjen përshtat kur ajo është stabël dhe e fortë…Kjo është pse do të shkoj në zgjedhjet në Serbi dhje do të votoj Partinë Progresiste

citohet ai.

Mesazhi i Dodik ka vlerën e vet në zgjedhjet brenda Serbisë ndërkohë që është disi e pazakontë që një zyrtar kaq i lartë i një vendi tjetër të bëhet pjesë e fushatës në një vend tjetër kur dihen pretendimet faktike që Serbia ka ndaj Bosnjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.