Kryeministri Robert Fico njofton procedurën e mbylljes së SPAK-ut sllovak
Qeveria sllovake është përfshirë së fundmi në një betejë që ka provokuar tensione me Brukselin. Sipas “Politico”, kryeministri Robert Fico ka bërë të qartë se ka ndërmend të mbyllë Prokurorinë Speciale që trajton dosjet e korrupsionit.
Ky institucion ka kontribuuar në mënyrë domethënëse në shkeljen e të drejtave të njeriut
citohet Fico.
Prokuroria Speciale sllovake është krijuar që në vitin 2004 dhe ajo heton dosje të korrupsionit, por edhe krimet e rënda dhe abuzimin me fondet e BE-së. Gazeta në fjalë vë në dukje se shumë prej të hetuarve dhe mandej të dënuarve, kanë qenë njerëz të partisë së Ficos, “Smer”, për çështje që lidhen me mandatin paraardhës të tij si drejtues qeverie. Lidhur me këtë zhvillim, Komisioni Europian ka dërguar një letër ministrit të Drejtësisë, përmes së cilës ka kërkuar anullimin e procesit legjislativ, ndërkohë që edhe presidentja Zuzana Čaputová e ka cilësuar atë si një “hap shumë të pafat dhe ndërhyrje shumë të rrezikshme nga autoritetet politike në çështjet e zyrës së prokurorit”.
Add new comment