Ministri boshnjak i Mbrojtjes: Në Republikën Srpska ka disa kampe stërvitore paramilitarësh nga Rusia
Ministri boshnjak i Mbrojtjes, Zukan Helez, ka akuzuar ekipin drejtues të Republikës Srpska, pjesë e Federatës Boshnjake, se ka ndërtuar kampe stërvitore të trupave paramilitare nga Rusia.
Ne kemi të dhëna për stërvitjen në territorin e Republikës Srpska të njerëzve nga Rusia. Ka disa kampe dhe po u them se e dimë ku janë, janë lokalizuar dhe ne mund t’i eliminojmë ata. Nuk ndodh në përditmëri. Ata vijnë dhe ikin
citohet ministri që ka shtuar se ka informuar komunitetin ndërkombëtar mbi këto të dhëna.
Lajmi vjen disa ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy deklaroi se ka të dhëna se Rusia po përgatit një front të ri në Ballkan, deklaratë që kaloi disi në heshtje. Të njëjtën deklaratë bëri edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërkohë që deputetja britanike Alicia Kearns, e njohur për qëndrimet e saj aktive për zhvillimet në Ballkan, ka tërhequr vëmendjen se Perëndimi po gabon me Serbinë.
Vetëm këto ditë, është njoftuar se Beogradi ka afruar ushtrinë në kufi me Kosovën, diçka që duket se është lëvizje me konsensus të pjesshëm faktik për Beogradin përderisa pas Banjskës po guxohet sërish ngritja e tensioneve.
Add new comment