Kush nuk flet kundër armëve bërthamore të Izraelit, nuk duhet të flasë në të ardhmen ndaj vendeve të tjera
Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të përfshijë në agjendë programin bërthamor të Izraelit. Duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit të vet, presidenti turk citohet të ketë deklaruar ndër të tjera se:
Ata që nuk flasin kundër Izraelit sot nuk mund të kritikojnë vende të tjera në të ardhmen
Sipas Erdogan prova se Izraeli ka armë bërthamore erdhi publikisht nga një ministër izraelit që nuk përjashtoi përdorimin e armëve bërthamore në Gaza. Dhe në këtë kuptim kreu turk ka nënvizuar një standard të dyfishtë sjelljeje të komunitetit ndërkombëtar që mban p.sh Iranin nën vëzhgim të vazhdueshëm për këtë çështje.
Izraeli nuk është pjesë e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, por besohet dhe është spekulluar shpesh se ai zotëron armë të tilla.
Add new comment