Meloni zbulon marmidën e migracionit në Europë. Do të jetë Shëngjini

Postuar në 06 Nëntor, 2023 17:57

Zbulohet më në fund arsyeja e “flirtit” të Vlorës mes kryeministres italiane Meloni dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, gjatë një vizite në Itali, Meloni ka njoftuar se në Shëngjin të Shqipërisë do të hapet një qendër strehimi refugjatësh, që do të jetë nën juridiksion të përbashkët italo-shqiptar.

Refugjatët do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen. Për numër popullsie, kemi 3 mijë persona, sipas një regjimi të caktuar. Ky fluks mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet vulnerable.

Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë në Portin e Shëngjini, do të realizohet një qendër e pritjes dhe screening dhe do të ketë një strukturë tjetër, ndërsa pjesa shqiptare do të merret me kontrollimin e observimit. Marrëveshje të tjera do të pasojnë. Në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi, kemi qëllim që të jetë operative pranverën e ardhshme

ka thënë Meloni.

Lajmi në vetvete pason një tjetër lajm të dalë nga Samiti i BE-së, ku Shqipëria, Italia dhe Britania e Madhe u diskutuan se kishin propozuar një model bashkëpunimi për migracionin. Dhe tani në të vërtetë evidentohet se për çfarë bëhet fjalë. Zoti Rama nuk kapatur kurajën ta njoftojë vetë këtë gjë, por ia ka lënë Melonit që e ka sfidë migracionin.

Ne ende nuk kemi të dhëna konkrete se çfarë do të ndodhë, por për momentin se jemi marmida e BE-së në këtë lojë, për vetë faktin se prej dekadash Unioni nuk ka arritur dot të redaktojë traktatet e veta për këtë çështje, duke mbërritur madje në probleme serioze me Hungarinë, apo rikthim kontrolli në kufijtë gjermano-polakë. Nga ana tjetër, çfarë përfiton Shqipëria dhe shqiptarët sidomos kjo ende nuk dihet mirë. Ne thjesht po shohim sesi vendime kaq të rëndësishme merren nga një njeri i vetëm. Nga një njeri i vetëm të cilit i shkojnë pas delet e Parlamentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.