Kapitali i dyanshëm i pakicave të zhurmshme
Në një opinion të vetin, kryeredaktori i gazetës greke “Kathimerini”, Alexis Papachelas, vë në dukje një dukuri të kohëve të fundit që prek Greqinë. Sipas tij, një pjesë e madhe izraelitësh “progresivë dhe jofetarë” kanë lënë Izraelin dhe po vendosen në Greqi. Shkak është dominimi i jetës politike dhe publike nga Beniamin Netanyahu dhe perceptimi se tashmë në Izrael mundësia e krijimit të një qeverie liberale, e aftë të shkëputet nga kufizimet ultra fetare është e paarritshme.
Në shënimin e vet Papachelas e sjell këtë migrim elitar si një mundësi për Greqinë, meqenëse ata sjellin me vete njohuri dhe kompetenca konkuruese në fusha ku Greqia ka pak kontribute. Start-up dhe profesionalizmi i këtij emigracioni sugjerohen këtu të kapitalizohen nga Athina dhe biznesi grek në funksion të rritjes ekonomike.
Është padyshim ndër qasjet e rralla pozitive ndaj migracionit në vitet e fundit, gjatë të cilëve lëvizja e njerëzve konsiderohet si problem ndërkombëtar. Shembulli në fjalë ka megjithatë paralelet e veta edhe në Shqipëri. Një vend me ikje masive të të gjitha fushave, ikje e cila e ka defaktorizuar çdo lloj opozitarizmi real, në kushtet kur edhe opozita e tanishme është asgjë më shumë sesa një shtojcë e pushtetit.
Për më tepër, ikja e një pakice të arsimuar mund të gjenerojë shumë pasoja në një vend si Izraeli, por si model që mund të veprojë edhe gjetkë, ky shembull na bën të kuptojmë se ikja e “pakicave të zhurmshme”, që janë të tilla për cilësitë e artikulimit publik dhe vullnetit për të reaguar, ka prirjen të ushqejë më thellë një prirje tashmë gati globale të stabilitetit të shumicave të heshtura që po i japin dërrmën demokracisë funksionale, të kuptimit të vërtetë të lirive përmes zëvendësimit me sigurinë dhe paqen e kompromentuar me një pushtet politik që është shndërruar në menaxher të interesave të grupeve dhe asgjë më shumë.
s.zaimi
Comments
Nga elita vetem ti ke ngel o
Nga elita vetem ti ke ngel o Skerdo.
Pse nuk ja rras vrapit edhe ti e na len ne injoranteve te jetojme ne ate rutinen tone po do na bosh inteligjente me zor?
Eshte humbje kohe, ne nuk mbushim.
Shkruajte ti me vrap qe te
Shkruajte ti me vrap qe te ndihesh pakice? Po ca harxhohesh kot, me mire rri aty ku je se mire duhet te jesh.
E ke shkaterruar Respubliken
E ke shkaterruar Respubliken qe ua la Mustafai, eshte kthyer ne diare anti Rama. Nuk e bete me te mire sic e mbante Muci, por as nuk e mbajtet ne te njejtin nivel.
Sic e keni nisur me mire shko dhe emigro ne Kosove. Cdo katrahure kosovaro-serbe e lidh me Ramen. Mendoj se Mustafai i bie kokes me grushta kur e sheh ne ne c'fare skizofrenie ka rene analiza e Respublikes.
Na kujton mbledhjet e dhe analizat e Byrose se Partise se Punes (ne kete rast ju) kundra Poliagjentit M Shehu (Rama).
I bie na lexoke vazhdimisht!
I bie na lexoke vazhdimisht! Thuaji falemnderit vetes dhe shkruaji Mustafait e pyete.
Add new comment