Vrasjen e policit nuk e justifikoj, autoritetet të reagojnë! Dua paqe, serbët vepruan vetë

Postuar në 28 Shtator, 2023 13:52

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një interviste për RTS se ajo që ndodhi në Kosovë ishte një reagim i detyruar i serbëve të cilët kanë kohë që ndihen të poshtëruar. Së pari z. Vuçiç, ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës, Bunjaku, duke kërkuar madje që:

autoritetet relevante duhet të reagojnë për këtë. Nuk ka justifikim për atë akt

Clat autoritete? Ato që z. Vuçiç dhe mediat e tij i quajnë “të ashtuquajturat”? 

Për sa i përket akuzës se Serbia ka qenë pas financimit të atij grupimi, z. Vuçiç, ka dalë me teorinë se grupi serb lëvizi në autonomi të plotë, pasi sipas tij “ishin zhgënjyer me kërkesën e Vuçiç për të hequr barrikadat në Zveçan gjatë protestave të fundit”.

Paqja është interesi ynë dhe kjo është kërkesa ime për ata

ka thënë Vuçiç, i cili madje ka shtuar se Serbia do të hetojë mbi ngjarjen. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.