Sulmi në Banjskë, Hovenier: Arsenali i konfiskuar, i paaksesueshëm për qytetarët e thjeshtë
«Një sulm i koordinuar dhe i sofistikuar» i kryer nga njerëz të armatosur që dukej se ishin stërvitur ushtarakisht.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, thotë se sulmi në Banjskë në orët e para të mëngjesit të së dielës kishte për qëllim destabilizimin e rajonit.
Sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon.
Hovenier i ka thënë Politico-s se ndërsa SHBA-të ende nuk kanë provat përfundimtare se Serbia është përgjegjëse për sulmin, pajisjet e konfiskuara nga autoritetet e Kosovës, ishin të një "grade ushtarake të padisponueshme për qytetarin e zakonshëm.”
Hovenier thotë se SHBA-të nuk kanë asnjë arsye për të vënë në dyshim se armët dhe pajisjet e paraqitura nga policia e Kosovës nuk ishin ato që u gjetën në vendin e ngjarjes.
“Njerëzit që ne bëjmë përgjegjës janë ata që qëlluan kundër oficerit të policisë së Kosovës,” tha Hovenier.
Add new comment