“Kemi fituar dyfishin e atyre që na sekuestroi Perëndimi”
Rusia ka bërë dyfishin e sasisë së arit dhe rezervave valutore të ngrira nga Perëndimi vitin e kaluar, tha presidenti Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok.
“E di që rezervat tona të arit dhe valutës janë të ngrira. Po, tashmë kemi fituar dy herë më shumë. Le të mos flasim as për këto 300 miliardë dollarë, po flasim për minimin e besimit tek ata që e bënë këtë”, citon RT presidentin rus.
Në përputhje me sanksionet që pasuan ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, BE, SHBA dhe aleatët e tyre ngrinë asetet e bankës qendrore ruse.
Gati 300 miliardë dollarë rezerva të arit dhe valutës ruse janë ngrirë, duke i ulur rezervat e bankës qendrore ruse me 8.4% në vitin 2022, sipas statistikave zyrtare.
Në mars të këtij viti, Banka e Rusisë rifilloi publikimin e të dhënave për strukturën e rezervave shtetërore. Që nga gushti, fondet e arit dhe të këmbimit valutor të vendit arritën në 580.5 miliardë dollarë.
Add new comment