Darkë informale Greqi-BE-Ballkan Perëndimor. Pjesë edhe Kosova, Shqipëria mungon
Me rastin e 20-vjetorit të Deklaratës së Selanikut, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të mbajë një darkë informale të hënën, 21 gusht. Në darkën e njoftuar janë ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor, preisdentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe presidenti I Këshillit Europian, Charles Michel, si deh drejtues të Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë.
Në takim është konfirmuar pjesëmarrja e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, atij të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi, të Kosovës, Albin Kurti. Mediat greke shkruajnë se Shqipëria nuk do të marrë pjesë, ndonëse ishte ftuar në nivel Presidenti, ndërkohë që edhe drejtuesit sllovenë nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.
Comments
Mollakrepsen me buzuk e kallamaraq atje:)
Hehehe greket nuk kan thirr Ramen po kan ngrit steken. Por Rama s'eshte budalla t'i jape leje ketij oficerit qe kemi ne per president, te shkoje e molloise atje me Vucicin e Kurtin, kur dihet se te dy mund ta ngacmojne
Add new comment