Letër Varhelyit: Burgosja e Belerit, përpjekje për të intimiduar zgjedhësit e Himarës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2023/08/3e9bcd2bbfef76bfe7f69b275205f05c_ap-schinas-1-960x600_2023_08_03_16.jpg?itok=c_LcI645)
Pala greke e ka ngritur në nivel europian shqetësimin e vet për çështjen “Beleri”. Mediat në Greqi raportojnë se zv.komisioneri i Komisionit Europian, Margaritis Schinas i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, përmes së cilës ka shprehur “shqetësimin serioz” mbi vijimin e burgosjes së Belerit, kryetar i zgjedhur Bashkie në Himarë. Sipas tij, Shqipëria, një vend që synon anëtarësimin në BE, duhet të përballet me pasojat:
Burgosja e Belerit është në shkelje për shkak të një procesi të parregullt dhe se kjo duhet parë si një përpjekje për të intimiduar zgjedhësit
citohet letra e Schinas.
Add new comment