Lufta ka për të qenë e gjatë. Putin nuk donte pushtimin e Ukrainës, vetëm neutralitetin

Postuar në 01 Gusht, 2023 11:38

Lufta në Ukrainë ka për të zgjatur, qoftë edhe në formën e një konflikti të ftohtë. Kështu mendon politologu i njohur amerikan, John Mearsheimer, i cili në një intervistë për “The Grayzone” ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Ukraina të hyjë në NATO, është të arrijë një fitore vendimtare ndaj Rusisë brenda kufijve të vet shtetërorë.

…e kam të vështirë të imagjinoj se SHBA, apo ndonjë vend perëndimor europian do të jetë dakord të pranojë Ukrainën në NATO në këto kushte. Arsyeja e thjeshtë është se nëse Ukraina hyn në NATO në mes të konfliktit, në fakt e vendos NATO-n në detyrimin për ta mbrojtur atë me forcë ushtarake në fushëbetejë. Dhe kjo është diçka që ne nuk e duam. Ndaj ka shumë kuptim ajo që thotë Stoltenberg se Ukraina duhet të fitojë. Kjo sipas mendimit tim nuk ka për të ndodhur dhe ndaj Ukraina nuk do të jetë pjesë e NATO-s

është shprehur ai.

Sipas tij, Perëndimi u tregua naiv në lidhje me zhvillimet që i paraprinë luftës në vitin 2022, duke besuar se stërvitja e trupave ukrainase dhe sanksionet do të funksiononin si armë magjike:

Rusët besojnë se po përballen me një kërcënim ekzistencial në Ukrainë…Ndaj edhe sanksionet ishin të destinuara të dështonin që në fillim. Kjo besoj ishte një keqllogaritje e madhe nga Perëndimi. Në mediat kryesore perëndimore parapëlqehet të vihen në dukje keqllogaritjet e Putin, por nëse sheh sjelljen tonë në procesin e luftës dhe se çfarë ndodhi gjatë saj, është fare e qartë se ne i bëmë llogaritë shumë gabim

vijon Mearsheimer.

Sipas tij Perëndimi sabotoi negociatat e muajit mars në Stamboll sepse mendonte se po fitonte, ndërkohë që një ndër problemet strategjike të luftës është narrativa e deformuar mbi qëllimet e Putin. Studiuesi amerikan mendon se presidenti rus nuk donte pushtimin e Ukrainës, madje as inkorporimin e Donbasit në Rusi që është një dhimbje e madhe koke, por thjesht detyrimin e Kievit për t’u ulur në tryezën e negociatave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.