Kosova “arrin” kushtin e sigurisë: Dy organizatat e shpallura si terroriste, “emigrojnë” në Serbi
Pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”, dy organizatave të shpallura si terroriste nga institucionet e Kosovës, janë duke u larguar për në Serbi. Gazeta “Koha Ditore” citon burime dhe dokumente të shërbimeve të sigurisë në vend, sipas të cilave anëtarë të dy organizatave serbe duke u zhvendosur në Serbi.
Që nga fillimi i arrestimeve nga Policia e Kosovës, e veçanërisht pas shpalljes së dy formacioneve ilegale “Mbrojtja Civile/Civilna Zaštita” dhe “Brigada e Veriut/Severna Brigada” si grupe terroriste, në mënyrë graduale ka filluar zhvendosja e tyre në drejtim të Serbisë. Pjesa dërrmuese besohet se janë vendosur në Kopaonik dhe Rashkë. Shpenzimet e tyre po mbulohen nga Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq
citon gazeta në dokumentin.
Lajmi në fjalë kontribuon formalisht në stabilizimin e situatës së sigurisë, parakusht ky për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në komunat e Veriut. Qeveria e Kosovës mund të tregojë se forca e ushtruar prej saj ka dhënë efekte në terren dhe se garantimi i qetësisë është sukses i zbatimit të ligjit. Mbetet për t’u parë sesi do të reagojë Serbia në ditën kur do të ketë në tryezë propozimin për zgjedhje të reja në komunat e veriut, kërkesë kjo që ka qenë ndër më parësoret edhe nga ndërmjetësit ndërkombëtarë.
Add new comment